MENU
klinika

Shpikja e ekspertëve holandezë

“Frika” e shoferëve nga rrethrrotullimet/ Tani ka një zgjidhje…

29.12.2020 - 11:26

Jo një numër i vogël i shoferëve, madje edhe nga ata më me përvojë, janë të kujdesshëm në rrethrrotullime – sepse në disa raste ata madje edhe kanë “frikë” prej tyre.

Kjo është arsyeja pse nuk është e pazakontë që konfuzione të tilla të çojnë në aksidente të lehta ose të rënda trafiku.

Kështu që, për të parandaluar aksidentet e tilla dhe për ta bërë trafikun më të sigurt, ekspertët holandezë shpikën të ashtuquajturin “turbo-rrethrrotullim” të cilët shpejt filluan të përdoren edhe në vendet tjera.

Kjo “udhëkryq” dallohet nga fakti se, para se të hyni në të, por edhe në vetë rrethrrotullimin, sinjalet e trafikut përcaktojnë saktësisht se në cilën korsi duhet të lëviz një automjet, deri të dalë nga ai.