MENU
klinika

Duel mes tyre?

Mayweather i përgjigjet ftesës së Khabib

18.10.2018 - 21:48

Flod Mayweather i është përgjigjur ftesës publike që I bëri Khabib Nurmagomedov. Pasi nuk i la asnjë mundësi irlandezit Conor McGregor, duke e shkatërruar totalisht në ringun e UFC, Khabib Nurmagomedov i bëri thirrje rekordmenit në boks Floyd Mayweather për një duel.

Ndoshta nuk e kishit menduar se amerikani do ta pranonte një ndeshje të tillë, por në një reagim të fundit, edhe pse ka deklaruar largimin nga boksi, Floyd thotë se do të ndeshet me mbretin e UFC, e menjëherë pas tij do të hedhë sërish në tapet edhe Conor McGregor, siç bëri një vit më parë.

Floyd Mayweather është tashmë në moshën 42 vjeçare dhe nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij (50 ndeshje – 50 fitore), ndërsa thotë se atë do ta mbylle pasi të dhurojë edhe njëherë spektakël, duke u ndeshur fillimisht me Khabib e më pas edhe me irlandezin e UFC.

Floyd Mayweather Khabib Nurmagomedov
Floyd Mayweather Khabib Nurmagomedov

Tashmë na mbetet të presim deri në një vendim për datën e këtyre dueleve, nëse sportistët nuk do të ndryshojnë mendje. Vështirë të ndodhë, por kurrë mos thuaj kurrë. Mbetet për t’u parë, në ring apo kafaz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duel mes Khabib dhe Mayweather?

“Në xhungël ka vend vetëm për 1 mbret”