MENU
klinika

“Ndryshimet në kabinet nuk sjellin asgjë!”

Gjekmarkaj:2021-shi do jetë viti i Bashës dhe i opozitës

29.12.2020 - 17:58

Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për situatën politike.

gjekmarkaj-770×445

Gjekmarkaj tha se ndryshimet e bëra së fundmi në qeveri bëhen në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, duke shtuar se nuk sjellin asgjë të re.

“Ndryshimet në qeveri ishin të befta. Nuk pritej, sepse Rama ndryshoi tani ministrin e Brendshëm. Por ndryshimet nuk sjellin asgjë. Mandati i dytë ka pasur ministra të dobët profesionalë e politikë. Do na mungojë Gent Cakaj. Ndryshimet janë në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit. Rama do të thotë se po drejton me socialistë, por është e diskutueeshme sesa realisht socialistë janë.

Rama tenton që të kënaqë militantët, por ka zhgënjyer qytetarët. Këta janë ministra të sprovuar, e më shumë kanë qeverisur keq sesa mirë. Rama më së pari ka bërë shumë propagandë, pastaj ministrat. Në këtë kontekst, 4 muaj nuk mund të presim mrekulli”, u shpreh Gjekmarkaj.

Në lidhje me ministrat e larguar Cakaj dhe Shahini, Gjekmarkaj deklaroi se nuk ka asgjë të keqe që të kemi funksionarë të lartë të Shqipërisë nga shteti i Kosovës, por se ata duhet që të jenë personalitete të rëndësishme.

“Nuk ka asgjë të keqe marrja e ministrave nga Kosova. Nëse do të merrte Veton Surroin apo të tjerë persona me rëndësi, do vlerësohej. Rama mori të rinj të paprovuar, u goditën vazhdimisht dhe aq sa u bënë një peshë dhe kryeministri u detyrua që t’i heqë. Absolutisht nuk ka asgjë të keqe që të marrësh ministra nga Kosova, por problemi është tek cilësia. Rama veproi si mbretërit në mesjetë, që nuk i jep llogaritë askujt, unë të marr, unë të heq”, vlerësoi Gjekmarkaj.

Për Gjekmarkajn, Rama ka qeverisur keq në 8 vjet. Ai shtoi se viti tjetër do të jetë i opozitës, vit i ndryshimit.

“Rama do humbasë mandatet. Edi Rama nuk duhet të ikë se ka bërë 2 mandate, por se ka qeverisur keq. Unë besoj se viti tjetër do jetë viti i opozitës, viti i ndryshimit. Unë kam besim se opozita do të rikonstruktohet dhe do të sjellë njerëz më të besuar dhe më të mirë në cilësi. Kjo është prova e madhe e Lulzim Bashës dhe mendoj se mund të jetë provë e suksesshme.

Mendoj se është viti i Bashës dhe i opozitës. Opozita ka dhënë prova serioze, në aspektin e programit që iu ka dhënë shqiptarëve, ka dhënë alternativa që më pas u zbatuan nga qeveria. Kjo gjë tregon se opozita ka potencialet për të ardhur në qeveri. Kjo opozitë duhet të përqendrohet që të jetë më e bashkuar, të marrë njerëz sa më të denjë, që të përfaqësojë vërtetë popullin shqiptar”, deklaroi Gjekmarkaj.

Për situatën politike në Kosovë, Gjekmarkaj vlerësoi se Albin Kurti e Vjosa Osmani mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

“Shoh një rritje të Vetëvendosjes. Pritet të shihet si do të lëvizë Vjosa Osmani. Isa Mustafa nuk di të ikë nga karrigia. Besoj se Kurti e Osmani mund të bashkëpunojnë. Gjykata Kushtetuese tregon se dii të respektojë ligjin. Shpresojmë që GJK të marrë vendime me rëndësi, të drejta.

Ngjarjet në Kosovë ka ndikim psikologjik edhe në Shqipëri. Në Kosovë e kanë lëshuar karrigen më lehtë, ndërsa në Shqipëri ngjan se ikin bashkë me karrigen. GJK në Shqipëri duhet të shikojë faktin si u bënë zgjedhje moniste në vend. Ata zgjedhje duhet të përsëriten. Edhe çështja e Teatrit duhet të rishikohet nga GJK”, shtoi Gjekmarkaj.

Në fund, Gjekmarkaj theksoi se për vaksinën ndaj koronavirusit, ka pasur më shumë fjalë sesa vepra.

“Nëse vaksina anti-Covid vjen në Shqipëri, unë do e bëja i pari. E rëndësishme është që virusi të jetë mes nesh. Shikoj më shumë fjalë se vaksina. Nuk do ishin realitet nëse do vijnë 100 vaksina në Bullgari, por të vijnë shumë vaksina. Është detyrë e qeverisë, që të sjellë vaksinat, që t’i japin fund pandemisë. Shumë vende ballkanike kanë ecur para nesh. Duhet të mos kemi fjalë, por fakte. Fjalët i merr era”, përmbylli Gjekmarkaj.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin