MENU
klinika

Vaksina anti-Covid

Shehu: Rama dëshmi kontradiktore dje dhe sot

30.12.2020 - 21:00

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rama ka gënjyer dje dhe po gënjen sot shqiptarët, në lidhje me vaksinën ndaj koronavirusit.

Shehu thekson se Rama ka dhënë dëshmi kontradiktore, dje e sot, e ai nuk duhet besuar në asgjë që deklaron.

Postimi i ish-deputetit demokrat Tritan Shehu:

Cilin Rame te besojme, “te djeshmin apo te sotem”? Ne fakt asnjerin!

Kryeministri sikur te ishin dy persona deri dje deklaronte:

1-Se eshte e pa mundur te mbyllesh kontrata si vend per Vaksinat Covid e se ne jemi te siguruar nga COVAX!

2- Sot befasisht i ndodhur nen presion “leviz”180 grade e deklaron, por ne Tëiter, se po mbyll me Pfizer per te marre Vaksina, duke e paraqitur kete si nje “heroizem”, kur do te ishte vetem nje detyre normale, e vonuar e tij kjo!

3-E vetmja pike ku po tregon “konseguence” dhe prej te ciles mund ta identifikosh, jane sulmet ndaj BE per diskriminim, te bazuara mbi nje “alergji” te vjeter ndaj atij Bashkimi Demokratik, nga ku ai po perpiqet te na mbaje larg!

Per te qene i sinqerte une nuk i besoj asnjerit prej te “dyve” sepse:

—Nuk eshte e vertete qe nuk mund te mbylleshin kontrata me Pfizer, deshmi eshte Serbia etj, qe kane mbyllur e paguar qe me Nentor e tashti po furnizohen.

Atehere Rama, i cili sot ben sikur e ka harruar, na fliste vetem per COVAX!!

—Deshmi tjeter qe kontrata mund te mbyllen normalisht edhe tashti, jo vetem me Pfizer por dhe te tjere prodhues si Oxford/AstraZeneca, eshte Kosova qe po distancon mbi 40 M E per kete gje, duke i aprovuar ne Parlament.

— Sot i detyruar nga presioni i yne per te “levizur”, pra per te bere detyren e tij, ai komunikon me vetem disa rreshta ne Tëiter, aspak serioze kjo!

Kryeministri nqs ka hapa reale per Janarin duhet te komunikoje zyrtarisht me kontrata te shkruara, me vendime per financim ne shifra ne Euro e sasi vaksinash, kohe e etapa levrimi sipas grupeve perfituese, strukturat e realizimit etj, sepse Shqiperise i duhen reth 5,5 M doza e nje zinxhirr strukturash.

Une duhet t’i kujtoj atij se Janari fillon mbas dy ditesh, e gjithe Europa eshte perfshire ne procesin e vaksinimit pervec Shqiperise per pa pergjegjeshmeri te tij e asaj Qeverie, gje per te cilen se pari duhet te jape shpjegime se cmimi po paguhet me Jete, Shendet e Ekonomi te rrenuar.

Me tej duhet te deklaroje qartesisht e konkretisht hapat e dimensionet e atij vaksinimi, qe ne vendin tone duhet te filloje ne kufirin me te larget deri me 15 Janar, dhe jo te fshihet mbas prononcimeve te mjegullta ne Twiter!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nëse nuk ka izolim, zinxhiri nuk do të ndërpritet”

Mungesa e testimeve pengon luftën e Shqipërisë ndaj Covid-19


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!