MENU
klinika

"Kështu shpëtojmë edhe qytetarët, ndryshe…"

“Gjenerimi i infeksioneve nga qendrat shëndetësore”, 7 hapat që duhen ndjekur!

13.06.2020 - 11:26

Mjeku Tritan Shehu, ish-minister dhe ish-deputet i PD-se, ka numeruar sot hapat qe duhet te ndiqen me urgjence nga strukturat perkatese, duke nderhyre urgjent tek sistemi spitalor e paresor e me ata bashke ne te gjithe territorin e vendit, pas situates shume shqetesuese se fundi te perhapjes se koronavirusit.

Me nje shenim ne faqen e tij ne facebook, Shehu shkruan se dy jane karakteristikat qe qeveria duhet t’i lexoje qarte; Gjenerim infeksioni nga institucionet kryesore shendetesore ne krize dhe rritja e rasteve e vatrave te reja ne vend, te lidhura dukshem me ato.

Sipas Shehut, jane 7 hapa qe duhet te zbatohen me urgjence, qe nga testimi i personelit shendetesor, pacienteve te shtruar dhe atyre qe shtrohen e deri te testim i plote i cdo qytetari me temperature mbi 37,5 ne baze te rekomandimit te mjekut te familjes.

Reagimi i Tritan Shehut

Te shpetohen institucionet shendetesore, keshtu shpetojme edhe qytetaret!
Ndersa Qeveria e mberthyer ne amulli e ide te rrezikeshme bllokon transportin publik, pa qene e afte te lexoje as dy karakteristikat qe persistojne nga ato pak te dhena zyrtare:
—Gjenerim infeksioni nga institucionet kryesore shendetesore ne krize.
—Rritja e rasteve e vatrave te reja ne vend, te lidhura dukshem me ato.
Kjo gjendje imponon nderhyre urgjent tek sistemi spitalor e paresor e me ata bashke ne te gjithe territorin e vendit:
1- Testim virusal e imunologjik te te gjithe personelit shendetesor.
2-Testim i tille i te gjithe pacienteve te shtruar ne spitalet tona.
3- Testim i plote i cdo qytetari me temp mbi 37,5 ne baze te rekomandimit te mjekut te familjes.
4-Shtrimet e reja spitalore te kalojne ne nje “filter” egzaminimi, testimi e izolimi per disa ore (rezultatet dalin ne 2-3 ore) jashte godines se spitalit.
5-Te pajiset i gjithe personeli spitalor e paresor cdo dite me maskat e pershtateshme, bluzat nje perdorimeshme etj.
6-Cdo pacienti a qytetari qe do te kete kontakt me kujdesin paresor e ate spitalor t’i matet temperatura e te pajiset me maske ne hyrje.
7- Te organizohet levizja e nje drejtimeshme ne ato institucione per te evituar kontaktet e padesherueshme.
Te domosdoshme keto per ta vene ne eficience sistemin shendetesor pikerisht ne sherbim e funksion te qytetareve ne teresi, ndryshe….

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”

Ja çfarë duhet të kenë kujdes qytetarët!

Pipero: Epidemia ka një ritëm gradual por ulës në vijimësi