Emri i saj është Hayley Orlinsky dhe është një vajzë e vogël nga Çikago, e cila mendoi se si të ndihmonte Spitalin e Fëmijëve “Ann & Robert H. Lurie”, gjatë kësaj krize të vështirë shëndetësore.
Kështu, Hayley dhe nëna e saj menduan për idenë e krijimit të byzylykëve me ngjyrë, për t’jua dhuruar atyre që do të bënin një ofertë të mirë për spitalin. Ideja fillestare ishte që të arrinin në një fond 200 dollarë.
Por, ajo çka ndodhi është që u shitën 8.000 rrathë me ngjyra dhe disa muaj më vonë, 7 vjeçarja arriti të grumbullonte 20.000 dollarë, për t’ja dhuruar spitalit. Hayley zgjodhi që këtë fond të krijuar t’ja dhuronte spitalit pediatrik “Lurie”.
Kur Hayley u pyet drejtpërdrejt nëse e kupton se çfarë kontributi të rëndësishëm financiar ka dhënë në spitalin e qytetit të saj të lindjes, ajo buzëqeshi dhe komentoi – “Kjo është padyshim më shumë sesa ajo që jep zana e dhëmbëve!”