MENU
klinika

Ka disa arsye

Pse trishtohemi pas natës së ndërrimit të viteve?

01.01.2021 - 10:21

Jemi zyrtarisht në vitin 2021. Festimet për Krishtlindje dhe natën e ndërrimit të viteve u mbyllën mbrëmë, ndonëse këtë vit ishin shumë të limituara. Sigurisht që festa duhet të vazhdojë për gjithë 2021-shin, mirëpo ka edhe nga ata njerëz që pas festave ndihen të trishtuar. Kjo gjë ndodh për disa arsye:

Duhet të riktheheni në punë

Disa kanë pasur fatin të pushojnë gjatë për shkak të festave të dhjetorit. Mirëpo, tashmë pushimeve po u vjen fund si për ju që jeni në punë, edhe për ju që do të riktheheni në shkollë.

Familja “ndahet”

Nëse për festat e fundvitit jeni bashkuar me familjen tuaj, me vëllanë që kishit kohë pa e parë pasi jeton jashtë shtetit, apo motrën që është me studime në një qytet tjetër, pas festave ata largohen dhe krijojnë një zbrastësi në shtëpi. Largimi i të afërmve pas festave sjell një lloj trishtimi.

Zbukurimet duhet t’i hiqni

Më datë 6 janar duhet të hiqet pema e Krishtlindjeve. Për një muaj të tërë jemi mësuar me dritat në qytet, por edhe në shtëpi. Pas festave gjithë gëzimi që sjellin dritat dhe zbukurimet largohet