MENU
klinika

Shpjegojnë psikologët

Hipertimia: Dhurata apo mallkimi i atij që mban mend gjithçka?

02.01.2021 - 12:50

Etimologjia është ndërtuar nga fjalët greke hyper (e tepruar) dhe thymesis (për të mbajtur mend), por në sferën praktike, hipertimia është një gjendje e karakterizuar nga një memorje praktike jashtëzakonisht e zhvilluar, e cila ju lejon të mbani mend çdo detaj të jetës tuaj, pa u lodhur shumë dhe thuajse pa qenë të vetëdijshëm.

Hipertimia i lejon ata që e kanë, të kujtojnë, për shembull, veshjen e një miku me të cilin kanë folur disa vjet më parë, por jo temën e bisedës, pasi kjo veçori i lejon të ruajnë informacione të tepërta, të cilat përgjithësisht do të binin në kujtesën afatshkurtër dhe jo të qëndronin në atë afatgjatën.

Kujtimet ruhen në tru dhe mund t’i kujtohen mendjes kur është e nevojshme; ndoshta, të gjithë e mbajmë mend se çfarë po bënim më 11 shtator 2001, kur ranë Kullat Binjake, por jo ç`po bënim në 11 shtator të 2020-ës. Sidoqoftë kjo veçori e të mbajturit mend nuk është se i bën nxënës të shkëlqyer. Ata janë zakonisht nxënës mesatar.

Në botë ka rreth 80 raste të konfirmuara të personave me hipertimi, dhe kjo veçori nuk lidhet me gjininë, koeficientin e inteligjencës, moshën apo statusin.

Megjithëse nuk përfshin dëmtime fizike dhe nuk ka efekte anësore, hipertimia mund të gjenerojë një lloj izolimi shoqëror, duke u bërë shumë rraskapitëse dhe larguese.

Hipertimizmat (ata që e kanë këtë veçori) shpesh janë më të ndjeshëm ndaj tingujve, erërave dhe detajeve vizuale, detaje që lidhen me kujtimet, duke i bërë ato të paharrueshme. Ata kërkojnë të mbajnë mend gjithçka që jetojnë.

A ka ndonjë test për hipertiminë?

Padyshim që po, diagnoza bëhet me teste të standardizuara neuropsikologjike dhe rezonanca magnetike. Sidoqoftë, asnjë nga këto teste nuk duket të jetë i disponueshëm në Internet, kështu që nëse po mendonit të vlerësonit hipertiminë tuaj, nuk do të jeni në gjendje ta bëni atë online.

Burimi: Roba Da Donne