MENU
klinika

Për një arsye shumë të “fortë”

Arbana dhe Xhemi bënë sherrin e parë për 2021

03.01.2021 - 12:52

Arbana Osmani 2020 e mbylli me një surprizë të bukur, ndërsa 2021 e nisi, përveçse me familjen e saj, në shoqërinë e mikeshës së ngushtë, Xhemi Shehut.

Momentin e kafes së parë të vitit me të moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” e ndau në Instagram-in e saj, por ky takim duket se ka sjellë edhe sherrin e parë mes tyre për 2021 dhe për një arsye të fortë, Të paktën sipas Xhemit.

Arsyeja e sherrit është mesa duket vonesa e Arbanës, për të cilën nuk është arsye e mjaftueshme për të nisur një debat, ndërkohë që ish-moderatorja e “Portokalli” mendon ndryshe. Sidomos kur duhet të llogarisësh kohën që duhet të presësh dhe parkimin që paguan, teksa je në kafe.

Cila është zgjidhja? Dikush që t’i paguajë parkimin Xhemit thotë Arbana, me shaka sigurisht.

Në lajme të tjera Xhemi është Bricjap dhe kjo shpjegon gjithçka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Postimi i Arbanës ka ngatërruar fansat!

Xhemi Shehu protagoniste në filmin e ri të Eduart Grishajt?!