MENU
klinika

Si të gjitha motrat!

Lori dhe Sara kanë me njëra-tjetrën një problem të madh

06.01.2021 - 12:25

Këtë fillim viti, trashëgimtaret e “Top Channel”. Lori dhe Sara hoxha kanë bërë një udhëtim së bashku drejt Dubait, për t’u relaksuar e për të shijuar më shumë kohën me njëra-tjetrën. Në rrjete sociale, dy vajzat kanë ndarë herë pas here momente nga pushimet e tyre, duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Sara dhe Lori sigurisht që e shijojnë në maksimum shoqërinë e njëra-tjetrës, por ka një “problem” të madh që e pengon Lorin të kënaqet 100%: Fakti që Sara s’i shkrep pozat perfekte!

Këtë hall, trashëgimtarja e “Top Channel” e ka ndarë me ndjekësit në InstaStory, duke publikuar një foto që ajo i ka bërë Sarës dhe një foto që Sara ia ka bërë asaj.

“Fotot që i bëj unë dhe fotot që ajo më bën mua.”- shkruan Lori, duke na bërë të qeshim.

Në fakt, kush ka motra e kupton më mirë këtë! Sa herë ju ka ndodhur të “grindeni” me motrat tuaja për shkak se nuk dinin të gjenin këndin perfekt të fotos, dritën e duhur, të të nxirrnin të gjatë, të dobët, me bel, me pamje perfekte në sfond, etj. etj. etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN

Emri i vogëlushit do t'ju befasojë

Sara Hoxha bëhet nënë për herë të dytë

“Ajo më kujton çdo ditë se unë vlej”

Lori Hoxha flet me lot në sy pas mesazhit të Sarës