06.01.2021 - 13:06
Kryeministri, Edi Rama është sot i pranishëm në një vizitë zyrtare në Ankara.
Lajmin e bën të ditur vetë kreu i qeverisë, nëpërmjet një postimi në Facebook, ndërsa thotë se vizita e tij vjen me ftesë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Rama thotë se mes dy qeverive po diskutohet për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi.
“Ankara – Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategji”, shkruan Rama.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vizita e tij e parë zyrtare jashtë vendit si ministër i Brendshëm
Rama nis sot vizitën në Turqi, i pranishëm dhe Bledi Çuçi
Zbulohet tema kryesore e diskutimeve