Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë që të nxitojnë dhe të marrin kartat e identitetit në mënyrë që të marrin shërbimet dhe të votojnë në zgjedhje.
Kjo shkon për të gjithë qytetarët që iu ka skaduar karta dhe kanë nevojë për rinovim. Kim shkruan se marrja e kartave është një pjesë thelbësore për reformën zgjedhore.
Në fund ambasadorja i bën thirrje shqiptartëve që të mos i lejnë për momentin e fundit pasi do jetë tepër vonë.
Postimi i Yuri Kim:
“Shumë urgjente për të gjithë Shqiptaret. Qytetarët të marrin karta të reja identiteti në mënyrë që ata të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet. Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes 6/5 mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi mos prisni derisa të jetë tepër vonë – merrni letërnjoftim të ri * tani * në mënyrë që të mund të votoni më 4/25.”