MENU
klinika

Si paraqitet gjendja e tij?

Infektohet me koronavirus kryebashkiaku i Cërrikut

07.01.2021 - 11:04

Kryebashkiaku i Cërrikut, Andis Salla, ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se është infektuar nga Covid-19, dhe për këtë shkak është vetëizoluar në banesë.

Ai shprehet se falë kujdesit mjekësor tashmë është duke e kaluar lehtë këtë situatë mjekësore, ndërkohë që përveç thirrjeve të zakonshme për mbajtjen e maskës, socialisti fton qytetarët dhe që të vaksinohen, në një kohë kur kjo e fundit nuk ka mbërritur ende në Shqipëri.

“Të nderuar banorë të Bashkisë Cërrik! Të dashur miq, të gjithë bashkë tashmë jemi duke jetuar ditë të pazakonta sociale e shëndetësore. Prej disa ditësh tashmë edhe unë ndodhem i vetë-karantinuar si pasojë e prekjes nga COVID-19. Falë zotit dhe falë kujdesit mjekësor, jam duke e kaluar lehtë këtë sfidë shëndetësore.

Duke uruar në mirëkuptimin tuaj , do ju lutesha të respektojmë protokollet e sigurisë, VendosMaskën, RuajDistancën, ShmangGrumbullimet , KujdesuPërVeten, Vaksinohu. Bashkë do ja dalim, duhet vetëm durim dhe kujdes”, shkruan Salla në potimin e tij në rrjetet sociale.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Infektohet me koronavirus mjeku shkodran


"Viktima nuk ka pasur armë, qitësi jo më larg se 1 metër"

Del akt-ekspertimit për vrasjen e Xhuvanit

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini