Ndryshimet e reja kompania i paralajmëroi jo vetëm përmes një njoftimi, por edhe në uebsajtin Privacy Policy.
WhatsApp ditën e sotme lançoi një politikë të re përdorimi, ajo që shihni me të hapur aplikacionin për herë të parë. Nëse i pranoni kushtet e përdorimit pa i lexuar fare, kësaj herë nuk duhet të veproni kaq verbërisht.
Politika e re e përdorimit të WhatsApp detyron përdoruesit të ndajnë të dhënat e tyre me Facebook. Po nëse nuk jeni dakord? Atëherë WhatsApp mund të fshijë llogarinë tuaj.
Ndryshimet e reja kompania i paralajmëroi jo vetëm përmes një njoftimi, por edhe në uebsajtin Privacy Policy. Thellë në tekstin e këtij uebsajti thuhet se Facebook mund të shtënë duart në informacionet tuaja.
Si pjesë e politikës së re WhatsApp do të ndajë informacionin tuaj me Facebook dhe anasjelltas. Qëllimi i shkëmbimit të informacioneve sipas Facebook është pjesë e planit për të shkrirë platformat e komunikimit të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
Kështu do të keni një eksperiencë më të personalizuar por do ju kushtojë privatësinë tuaj. /PCWorld Albanian