Edhe pse ende është në dyshim, organizatorët e grand slam të Australian Open kanë publikuar sot premion që do të japin për tenistët pjesëmarrës në turneun që nis më 8 shkurt në Melbourne.
Ata kanë vendosur të ulin premion për fituesin, finalistin, gjysmënalistët e çerekfinalistët, për ta rritur për tenistët që eliminohen në 4 raundet e para. Kjo shifër, krahasuar me vitin e kaluar.
Në total, për këtë edicion të Australian Open, do të jepen 80 milionë dollarë, 12.6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Një lajm i mirë për tenistët që eliminohen shpejt, për të përballuar kështu shpenzimet.
Premio për tenistët sipas raundeve
Fituesi – 2.1 milionë $
Finalisti – 1.1 milionë $
Gjysmëfinalistët – 653 mijë $
Çerekfinalistët – 403 mijë $
Raundi 4 – 245 mijë $
Raundi 3 – 165 mijë $
Raundi 2 – 115 mijë $
Raundi 1 – 76 mijë $