MENU
klinika

Shkaktoi trazira!

Demokratët akuza ndaj Trump: Gati dosja për fajësimin e tij

09.01.2021 - 10:19

Demokratët në SHBA kanë në plan të prezantojnë një artikull fajësimi kundër Presidentit Donald Trump për rolin e tij në sulmin e së Mërkurës në Kapitolin e SHBA. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se ajo do të vijonte procedurat për fajësim nëse Trump nuk jep dorëheqjen e menjëhershme. Akuza e “nxitjes së kryengritjes” është vendosur të paraqitet nga Demokratët e Dhomës të Hënën.

Ata e akuzojnë Trump për inkurajimin e trazirës në Kongres në të cilën pesë njerëz humbën jetën. Presidenti i zgjedhur Joe Biden tha se ai mendon “se Presidenti Trump nuk është i aftë për të mbajtur detyrën”. Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë fajësimin si një veprim “të motivuar politikisht” që “do të shërbente vetëm për të ndarë më tej vendin tonë të madh”. Gati 160 Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë nënshkruar ligjin, të cilin kongresmenët Ted Lieu nga California dhe David Cicilline nga Rhode Island filluan ta hartonin ndërsa ishin strehuar gjatë kaosit të së Mërkurës në Capitol. Nëse procesi vazhdon, do të jetë hera e dytë që Dhoma vijon me fajësimin kundër Presidentit Trump.

Në Dhjetor 2019, dhoma e ulët e fajësoi Trump për akuzat e abuzimit të pushtetit dhe pengimit të punës së Kongresit. Por Senati e liroi atë nga akuzat në Shkurt 2020. Asnjë president i SH.B.A.-së nuk është fajësuar kurrë dy herë. Sidoqoftë, perspektiva e një dënimi për fajësim duket e largët për shkak të mbështetjes së gjerë republikane të Trump në Senat. Një senatore e moderuar republikane, Lisa Murkouski nga Alaska, i tha Anchorage Daily Neus të Premten se Trump thjesht “duhet të largohet”.

Dhe senatori republikan Ben Sasse nga Nebraska, një kritik i rregullt i Trump, tha se ai “patjetër do duhet të konsideronte” fajësimin. Por deri më tani nuk ka asnjë indikacion që shumë anëtarë të partisë së presidentit do të bien dakord ta dënojnë atë. Kjo do të thotë që një fajësim në Dhomë mund të jetë vetëm një veprim simbolik për ta mbajtur Trump përgjegjës për pushtimin e Kongresit. Ekspertët kushtetues janë të ndarë nëse fajësimi mund të vazhdojë ende me një gjyq të Senatit lidhur me këtë ngjarje. Nëse dënohet, Trump do të humbasë përfitimet që u jepen ish-presidentëve dhe senatorët mund të votojnë për ta ndaluar atë përgjithmonë nga zyra publike. Masa e paprecedentë vjen ndërsa një Trump u mbyll të Premten në Shtëpinë e Bardhë dhe mënyra e tij kryesore e komunikimit me botën e jashtme, Tuitter, e ndaloi atë nga platforma e saj.

Çfarë thotë projekt-rezoluta e fajësimit?

Drafti i rezolutës, përbëhet nga një artikull: “nxitja e kryengritjes”.

“Donald John Trump u përfshi në Krime të Larta dhe Kundërvajtje duke nxitur me dashje dhunë kundër Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, thuhet në draft. Në rezolutë, ligjvënësit akuzojnë presidentin për bërjen e deklaratave që inkurajuan dhe rezultuan në “veprim të menjëhershëm të paligjshëm në Kapitol”. Drafti gjithashtu thotë se kjo ishte “në përputhje me përpjekjet e tij të mëparshme për të përmbysur dhe penguar” çertifikimin e fitores së Presidentit të zgjedhur Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Në këtë mënyrë ai tradhëtoi besimin e tij si President, duke dëmtuar dukshëm popullatën e Shteteve të Bashkuara,” thotë drafti. Presidenti u bëri thirrje mbështetësve të tij të marshonin drejt Kapitolit në ditën kur fitorja e kolegjit elektoral të Biden do të konfirmohej nga Kongresi. Ai mbajti një tubim në të cilin vazhdimisht hodhi dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale, duke pretenduar, pa prova, se i ishin “vjedhur” atij.

“Ne do të zbresim drejt Kapitolit dhe do të gëzojmë senatorët tanë të guximshëm Kongresmenët dhe gratë,” i tha Trump turmës, duke inkurajuar mbështetësit e tij “të luftonin”. Demokratët dhe disa republikanë kanë argumentuar se këto fjalë arritën në nxitjen e turmës në atë që më pas pasoi duke shokuar botën.

Çfarë është fajësimi?

Fajësimi lejon Kongresin pjesën e qeverisë amerikane që shkruan dhe sjell ligje për të përballur presidentët në gjyq.

Artikujt e fajësimit janë akuza të ngritura kundër një presidenti nga Dhoma e Përfaqësuesve. Nëse Dhoma voton për t’i kaluar ato, procedimet kalojnë në Senat, i cili vendos nëse do të dënohet apo jo. Është një ngjarje e rrallë dhe një proces politik. Trump është presidenti i tretë i SHBA që është fajësuar. Dy të tjerët, Bill Clinton në 1999 dhe Andreu Johnson në 1868.. Presidenti Richard Nixon dha dorëheqjen para se të mund të fajësohej.

Si arritëm deri këtu?!

Të Mërkurën, pas trazirve të Kapitolit, Demokratët mbajtën një konferencë në të cilën ata folën për tre orë në lidhje me mundësinë e heqjes së presidentit nga zyra. CBS Neus raporton se demokratët ishin jashtëzakonisht mbështetës të përpjekjes, me vetëm një, Përfaqësuesin e Oregonit Kurt Schrader, duke argumentuar se një veprim i tillë do të ishte shumë përçarës për vendin.

Pelosi u tha anëtarëve të saj se preferenca e saj do të ishte të shihte Trump të hiqet nga Amendamenti i 25-të, i cili lejon zv.presidentin ta zëvendësojë nëse presidenti nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij për shkak të një sëmundjeje mendore ose fizike.

Raportet e mediave amerikane thonë se Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin ka qenë personalisht i përfshirë në diskutime në lidhje me thirrjen e Amendamentit të 25-të. Sidoqoftë, një veprim i tillë veprimi thuhet se nuk ka shumë gjasa dhe nuk ka asnjë shenjë që Zëvendës-Presidenti Pence është i përgatitur të përdorë amendamentin.

Të Premten, Pelosi tha se Kongresi duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur Amerikanët ndërsa ai është në detyrë. Në një deklaratë të mëvonshme, Pelosi tha se Grupi Demokratik i Dhomës së Përfaqësuesve ishte duket tentuar mundësinë e fajësimit.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga bbc/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen