MENU
klinika

Nga “Gjeniu i Vogël” në “Eurovision”

Arilena Ara iu kthehet kujtimeve!

09.01.2021 - 14:02

Arilena Ara është një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar.

Karriera e Arilenës ka nisur që fëmijë, kur ajo konkurroi tek “Gjeniu i Vogël”, më pas në “X Factor”, ku këngëtarja mori çmimin e parë dhe më tej sukseset nuk kishin të ndalur për të.

Sot, këngëtarja ka kujtuar me nostalgji kohët e vjetra kur nisi gjithçka, duke ndarë në InstaStory një video të edituar nga fansat e saj, me momentet më kulminante të karrierës, që prej fillimeve.

Ajo e ka shoqëruar edhe me ‘historikun’ e karrierës së saj, të shkruar nga vetë fansat e këngëtares:

“Arilena Ara është vetëm 22 vjec por ajo ka arritur që për një kohë kaq të shkurtër të futet në zemrat e publikut falë talentit të saj.
Arilena ka filluar të këndoj që në moshë fare të vogël.Muzika ka qënë gjithmon pasioni i saj dhe për ktë ajo ka punuar fortë që të arrijn majat në muzikën shqiptare por edhe në atë europiane.
Si fillim ajo ka marrë pjesë në “Gjeniu i vogël” ku fitoi vendin e 3-të.
Më pas ajo shkoi dhe konkurroi në X- factor Albania dhe mahniti jurinë dhe publikun me zërin e saj.Për javë të tëra ajo performoi dhe ktê shoë edhe ja arritit që të fitonte vendin e 1-rë.
Në vitin 2014 ajo publikoi këngën e saj të parë me titullin -Aeroplan.
Po në ktë vitë ajo publikoi këngën e saj të dytë e quajtur-Business class.
Në 2015 ajo publikon këngën e saj të 3-të – Vegim e cila ishte një dedikim për babain e saj.
Në 2016 Arilena sjellë për publikun një këng ritmike e titulluar- TokeRroke.
Po në këtë vitë Arilena konkurron në Kënga Magjike me këngën e saj-Nëntori.ku fitoi cmimin “Best baladë” dhe cmimin e “Tretë”.
Pas,kësaj Arilena publikon albumin e parë ku ishin të përfshira 4 kënge.
Në vitin 2017 ajo publikon bashkpunimin e saj të parë-Nallane 3.
Po në 2017 Arilena sjell në versionin aglisht këngën Nëntori që u dëgjua ndërkombtarisht e titulluar -I’m sorry, ku është vlerësuar edhe me shumë cmime në qytete të ndryshme të Europës.
Në 2018 ajo do të publikoi 2 këngë në gjuhën angleze të titulluara -Last train to Paris & I’ll give you my heart.
Në 2019 ajo do të konkuroj në FIK-58 me këngën Shaj ku do të shpallej edhe fituesja e ktij festivali për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.
Në 2020 ajo sjell versionin anglisht të këngës Shaj e titulluar -Fall from the sky.
Dhe po në dhjetor të 2020 ajo sjell bashkëpunimin e saj të 3-të dhe solli për publikun një këng ritmike me titull -A i sheh?
Të gjitha këto edhe shumë arritje të tjera janë vetëm falë punës tënd Ari”. l.k/abcnews.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kanë qëndruar në heshtje gjithë këto kohë!

Një këngë nga Alban Skënderaj dhe Arilena Ara?