MENU
klinika

Mediat greke: Dyshohet se janë shqiptarë

Atentat në mes të Athinës, vriten me armë babë e bir

11.01.2021 - 19:23

Dy persona, babë e bir kanë gjetur vdekjen dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armëve.

Viktimat sipas mediave greke, dyshohet të jenë shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Agios Sostis në Athinë.

Paraprakisht thuhet se ka pasur përplasje midis të huajve, siç i quajnë mediat greke emigrantët dhe më pas është shoqëruar me breshëri të shtënash.

foto galeri

Një prej të përfshirëve në ngjarje, dyshohet se u përpoq të gjente strehë në një kafene në Sheshin “Agios Sostis” ku u qëllua dhe sipas të njëjtave raporte gjeti vdekje.

Burri i vrarë është babai i një prej të rinjve që u sulmuan nga të rinj të tjerë, ndërsa djali i tij, rreth 25 vjeç, thuhet gjithashtu se ka vdekur.

foto galeri

I dëmtuar, lehtë, është një punëtori i kafenesë ku ndodhi krimi.

Policia po kërkon një automjet, me të cilin dyshohet se janë larguar personat e armatosur që morën pjesë në përleshjen e përgjakshme. Informacioni i parë thotë se lufta që përfundoi në një masakër u zhvillua për mosmarrëveshje financiare.

 

foto galeri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN