MENU
klinika

"Jo vaksina për moshat nën 16 vjeç dhe..."

Kalo: Ky është fillimi i fundit të pandemisë, na pret një verë e qetë

11.01.2021 - 19:50

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka folur disa orë pasi ka bërë vaksinën anti-COVID, e cila ka filluar ditën e sotme të kryhet në vendin tonë dhe Kalo ishte ndër të parët që është vaksinuar, bashkë me mjekët Najada Çomo, Pëllumb Pipero dhe kryeministrin Edi Rama.

Kalo thotë se nuk pati asnjë efekt anësor dhe se ndihet mirë.

“Të them të drejtën proceset anësore janë më shumë efekte të supozuara. Skam as djegie as dhimbje as temperatura të ulët asnjë shqetësim. Skam asnjë shqetësim”, tha ai.

Vaksinën ai thotë se nuk ua sugjeron grave shtatzënë, dhe atyre nën 16 vjeç.

“Veteprodhuesi para se të vaksinohesh të ofron një fletë të gjerë të konsensusit. Rrisqet janë të efekteve anësore. Faksina nuk këshillohet nën moshat 16 vjeç si dhe te gratë shtatzëna. Ato që duhet të vaksinohen të parët, punonjësit e shëndetësisë e vetmja gjë është nëse kanë ndonjë efekt anësor, dhimbje koke temperatura. Jo vetëm që të marrin paracetamol por të vënë dhe në dijeni mjeken e familjes se i janë shfaqur këto elementë. Masa e vaksinimit me dy doza niveli i mbrojtjes arrin në 90-95%”, tha ai.

Me fillimin e vaksinën Kalo thotë se ky është fillimi i fundit të pandemisë.

“Jam shprehur dhe ne prononcimi të mëprashme. Ajo çka ndoldhi me gripit spanjoll ka një kohështrirje midis 18 deri në 24 muaj edhe pa vaksinë. Tani që kemi dhe vaksinë, nëpërmjet vaksimnimit që krijon imuniteëti do arrijmë në një pikë që virusi ta ketë të pamundur të depërtojë. Në këtë periudhë ka shumë protagonizëm dhe gjithollogji dhe ka krijuar konfuzion të popullatës, kjo është arsyeja pse jamë tërhequr në front të 2. Ky është fillimi i fundit të pandemisë, fillimi i vaksinimit. Mos hezitoni të vaksinoheni kur të vijë dita”, tha Kalo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pipero flet pas vaksinimit!

“Efektet që mund të ketë vaksina”

"Do dhurojmë për Kosovën! Jemi 'një' në gëzim e në hall"

Rama flet pas vaksinimit: Nuk duhet të mendojmë si BE në këtë rast


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!