MENU
klinika

Ja për çfarë shërbejnë

Realizohen qelizat e para diellore transparente

12.01.2021 - 09:27

Shkencëtarët kanë arritur të prodhojnë qelizat e para diellore transparente, falë të cilave edhe dritaret mund të bëhen gjeneratorë të energjisë, sipas një rezultati të botuar në “Journal of Power Sources”.

Në dekadat e fundit, qelizat diellore janë bërë më të lira, më efikase dhe më miqësore me mjedisin, por ato kanë mbetur të errëta.

Një nga hapat e fundit përpara ishte bërja e tyre transparente, në mënyrë që të mund të përdoren në dritare dhe të mund të gjenerojnë energji.

Zgjidhja u propozuar nga grupi hulumtues i Koresë së Jugut, falë përdorimit të dy materialeve gjysmëpërçuese të afta për të kapur dritën dhe për ta shndërruar atë në rrymë elektrike: dyoksidi i titaniumit, që thith dritën ultravjollcë të padukshme për syrin, ndërsa lejon shumicën e diapazonit të dritës së dukshme; si edhe oksidi i nikelit, që ka një transparencë të lartë

Në këtë mënyrë, u realizua një qelizë diellore e përbërë nga një substrat qelqi i mbuluar me oksid metali, që vepron si një elektrodë, mbi të cilën u depozituan shtresat e dy gjysmëpërçuesve dhe një shtresë përfundimtare e nanovareve të argjendit, me funksionin e elektrodës së dytë.

Teknologjia ka treguar një efikasitet konvertimi prej 2,1%, që konsiderohet mjaft i mirë, pasi përdor vetëm një pjesë të vogël të spektrit të dritës.

Qeliza, gjithashtu, është treguar se punon edhe në kushte të ndriçimit të ulët dhe kalon 57% të dritës, duke i dhënë asaj një pamje transparente.

Sipas studiuesve, hapi tjetër përmirësimi i mëtejshëm i efikasitetit.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”