MENU
klinika

7 hapa të thjesht

Si të gjesh shpirtin tënd binjak?

12.01.2021 - 06:27

Hej, ku je o shpirti binjak? E dimë që ke lexuar dhe dëgjuar qindra histori për gjetjen e shpirtit binjak dhe nuk je këtu për të parë të njëjtat gjëra apo ato klishetë. E dimë që nuk mund të planifikosh një kohë dhe një datë kur ta takosh, por keni dy opsione: Mund të relaksoheni dhe t’ia lini fatit ose të aktizioheni dhe t’i bëni gjërat të ndodhin vetë. Dhe disa ekspertë kanë disa këshilla se si ta shpejtoni të gjithë këtë procesin e ‘gjetjes së shpirtit binjak’.

1.Ji vetvetja

Sa për info, e gjithë ideja e shpirtit binjak është që të gjeni dikë që do t’ju dojë për atë që jeni, kështu që si do ta gjeni kur nuk jeni vetvetja? Ekspertja amerikane e marrëdhënieve, Jasbina Ahluëalia, themeluese e ‘Intersections Match nga Jasbina’, këshillon: “Ji vetvetja pa pushim. Zotëroje atë që je. Nëse nuk je krenar për ndonjë pjesë tënden, fuqizoje veten për ta përmirësuar atë pjesë. Nëse e do veten, edhe shpirti yt binjak do të dojë”.

2.Mos kërko perfeksion

Nëse mban një vizion të rreptë në kokën tënde se si duhet të jetë shpirti yt binjak, ndoshta do të humbni personin me të cilin duhet të jeni. “shpirti binjak zakonisht nuk është ai që ke imagjinuar, por një qenie dashurie që bashkëpunon me një trup që pasqyron të gjitha papërsosmëritë e tua në një mënyrë që të bën ta duash veten më shumë. Do ta gjesh shpirtin binjak tek ai person që admiron atë që keni frikë të doni tek vetja”, thotë seksologia Franceie Davis, drejtuese e ‘Libido Talk’.

3.Merre me ngadalë

“Kur bëhet fjalë për të gjetur shpirtin binjak, mos harro se nuk mund t’i nxitosh gjërat”, thotë ekspertja e lidhjeve, Laura Bilotta. “Mund të zgjasë pak, por kur të jetë koha e duhur, gjithçka do të shkojë në vend”.

Nëse je personi më i paduruar ndonjëherë: “Bëhu i durueshëm dhe qëndro pozitiv. Merrni pak kohë për të punuar me veten, mendo për atë që po kërkon dhe çfarë do të bëjë të lumtur. Dhe nëse kërkimi për ‘të duhurin/duhurën’ po bëhet rraskapitëse, mos ki frikë të bësh një hap mbrapa, derisa të jesh gati të kthehesh në lojën e takimeve të reja në mënyrë që të mund të jesh plotësisht i fokusuar. Duhet të shijosh udhëtimin dhe të kesh besim se shpirti binjak do të vijë kur të jesh gati”.

4.Zbulo veten

Nuk e di se kush duhet ta dëgjojë këtë, por gjetja e shpirti binjak nuk është aq e lehtë sa të blesh një lodër seksi. Eksperti i lidhjeve, Stef Safran, këshillon “të investosh në të gjitha aspektet e jetës”. Kjo mund të duket si të angazhohesh në mënyrë aktive në kujdesin për veten, të punosh, të investosh në interesat tuaja personale, etj. Në këtë mënyrë, mund të mësosh më shumë për veten për të gjetur llojin e personit që do të përshtatet më mirë.

Kur del atje jashtë, mbaj mend “është në rregull të kesh një seri takimesh të këqija apo mos të bësh takime fare”, thotë Safran. “Është okej të kërkosh këshilla dhe gjithashtu është okej të mos pranosh të gjitha këshillat. Të gjithë duhet të kuptojnë që dështimi është pjesë e suksesit dhe nuk ka asgjë të keqe të jesh beqar dhe të shikosh”.

5.Mos e ul standardin

Sigurisht, është e rëndësishme të kuptosh dhe të pranosh të metat e njerëzve të tjerë, por një shpirt binjak supozohet të jetë dashuria juaj epike, që do të thotë që nuk mund të nxitosh ose të detyrosh këtë lloj ndjenje me çdo person të rastësishëm me të cilin përputheni në ‘Tinder’.

“Inkurajoj cilindo që dëshiron të takojë shpirtin e tij të shpirtit të bëjë një gjë të thjeshtë: Qëndro para pasqyrës dhe njihu se kush je nga afër. Kush je në gjendjen tuaj më të lartë është nënshkrimi i saktë i energjisë që po kërkon”.

6.Kërko dikë që të pranon siç je

Mund të bësh përpjekje, por nëse personi tjetër nuk të përgjigjet, nuk mund të arrihet shumë. “Gjej dikë që të respekton dhe pranon siç je, përpiqet të kuptojë ty, perspektivën dhe ndjenjat e tua, dhe është i gatshëm të punojë mes diferencave që keni me respekt dhe kompromis”, thotë ekspertja e marrëdhënieve, Anita Chlipala.

“Gjeni dikë që do të angazhohet dhe është i gatshëm që ta bëjë marrëdhënien të funksionojë. Një marrëdhënie me shpirtin binjak nuk ekziston vetëm si me magji, është krijuar qëllimisht”, thotë ajo.

7.Futjuni punës

Dhe së fundmi, pasi të jeni angazhuar për gjetjen e shpirtit binjak, është koha të përpiqesh për ta ruajtur atë marrëdhënie. “Marrëdhëniet lulëzojnë kur investoni për të kuptuar nevojat e njëri-tjetrit, ndërsa pranoni gjithashtu se një person nuk mund të plotësojë të gjitha nevojat tuaja – fizikisht, shoqërisht ose seksualisht. Të bëheni shpirtra binjakë përfshin një komunikim të hapur dhe minimizon gjykimin. Ju nuk duhet të keni gjithçka të përbashkët për të qenë të tillë, por nëse të dy jeni të gatshëm të bëni njëkohësisht përpjekje (kohë, komunikim, etj.) për ta bërë atë të funksionojë, mund të zbuloni se kjo lehtëson procesin e të qenit shpritra binjakë”./Burimi Cosmopolitan