MENU
klinika

Dermatologët shpjegojnë arsyen

Këtë produkt antirrudhë nuk duhet ta përdorësh asnjëherë!

13.01.2021 - 10:12

Ka diçka shumë të rëndësishme për të ditur për produktet që përdor për pastrimin e fytyrës. Jo vetëm duhet të kontrollosh shpesh etiketat e produkteve të bukurisë, por edhe duhet të dish se cilat janë recetat dhe formulat që ndikojnë në plakjen e lëkurës.

Sipas dermatologëve, është një përbërës i zakonshëm i cili përdoret në produktet kundër plakjes, por që mund të shkaktojë komplikacione të rënda shëndetësore kur vepron në lëkurë.

Parabens ose parabenet (Butylparaben, Propylparaben, Methylparaben, dhe Ethylparaben) njihen si derivate të naftës dhe janë agjentë konservantë që përdoren në industrinë kozmetike. Shkenca ka vërtetuar se parabenet kanë efekte estrogjenike, që do të thotë se imitojnë veprimin e estrogjeneve në trup duke shkaktuar disbalanca hormonale të cilat arrijnë deri në vezore, në gjendrat tiroide, madje dyshohet se edhe në kancerin e gjirit.

Sipas dermatologëve, parabenet janë një grup produktesh kimike të cilat gjenden rëndom në produktet e bukurisë dhe sidomos kremrat antirrudhë.

Sipas rezultateve, parabenet mund të shkaktojnë dëme serioze në sistemin endokrin: “Ndërprerja e endokrinës, në thelb, është ndërprerja e funksionit normal të sistemit të hormoneve dhe sistemi ynë i hormoneve drejton të gjitha funksionet në trupin tonë”,- thotë Nneka Leiba, dermatologe, drejtore e studimit në Environmental Working Group.

Siç dihet, 70 për qind e tumoreve të kancerit të gjirit përmbajnë receptorin e estrogjenit dhe parabenet, madje, janë raportuar edhe si shkak i mundshëm i kancerit të gjirit.

Kështu, në të gjitha produktet e bukurisë, në etiketat e të cilave lexon “parabens”, ki parasysh se është një produkt i rrezikshëm për lëkurën dhe trupin.