MENU
klinika

Mes bukurisë dhe të ftohtit

Dëbora “zbardh” edhe Pogradecin

15.01.2021 - 09:38

Qyteti liqenor i Pogradecit sot është zgjuar i mbuluar nga dëbora.

Ulja e temperaturave ka bërë që gjatë natës të bien reshje dëbore, duke zbardhur qytetin juglindor.

Por, prveç bukurive që të fal bardhësia e dëborës, ka edhe problematika.

Kështu rrugët brenda qytetit kanë ngrirë, duke bërë që drejtuesit e automjeteve të përdorin zinxhirë.

Prej dy ditësh në gjithë Shqipërinë ka pasur ulje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që në zonat e thella të ketë edhe reshje bore.