MENU
klinika

Pamjet përrallore

Gjithçka nën ‘pushtetin’ e dëborës në Steblavë

15.01.2021 - 09:41

Emergjencat Civile në Elbasan lajmërojnë se zona e Steblevës në Librazhd është mbuluar me dëborë.

Siç shihet edhe nga pamjet fantastike nga Stebleva, bora ka mbuluar pishat dhe pyjet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Komunikata e Emergjencave Civile në Elbasan

Në qarkun Elbasan, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme  ka pasur reshje dëbore në zonat malore. Në zonat malore të Librazhdit, si Stebleva, trashësia ka arritur nga 10-15cm. Ndërsa në Qafë Thanë trashësia ka arritur deri 10 cm. Në pjesën tjetër të qarkut, ka pasur pjesërisht reshje të dobëta shiu.

Akset e prekura nga bora janë Elbasan – Qafë Thanë, në Qafë Thanë dhe aksi Librazhd-Sterblevë, nga Klenja në Zgosh, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Nga firmat kontraktuese janë marrë masat për normalizimin e situatës duke përdorur kripë e skorje. Qarkullimi nuk është ndërprerë në këto akse dhe vijon normalisht.

Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht, përveç disa fshatrave në Njësinë Administrative të Bashkisë Prrenjas si: Rrajcë, Qukës si dhe një linjë, e cila furnizon fshatin Lin në Pogradec dhe zonën e Mokrës. Nga ana e OSHE-së po punohet për riparimin e defekteve.

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan