Ka pothuajse 4 milionë lindje në vit në Shtetet e Bashkuara dhe pavarësisht nga të gjitha përparimet që janë bërë në mjekësi, ende ka shumë mistere rreth shëndetit të grave gjatë shtatëzanisë dhe lindjes. Nisur që nga nga diabeti, menaxhimi i dhimbjeve, lindja me operacion apo edhe shumë të tjera, ka ende shumë gjëra që nuk kuptohen ose shpjegohen me gjuhë shkencore, dhe e bëjnë jo shumë të lehtë për tu kuptuar nga njerëzit e thjeshtë.
Një hetim gjashtëmujor zbuloi se Shtetet e Bashkuara kanë shkallën më të lartë të vdekjeve të nënave gjatë lindjes ose shtatzanisë. Të dhënat më të fundit të CDC-së, të publikuara në vitin 2014, zbulojnë se 50.000 gra në vit kanë mundësi të larta për tu sëmurur, mund të ketë rezultate të papritura nga lindja që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore afatshkurtra dhe afatgjata, përfshirë nevojën për transfuzion gjaku apo heqje të mitrës.
Alan Peaceman, MD, Shef i mjekësisë fetale dhe të nënës në departamentin e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin Northwestern, Çikagos pranon se në këto fusha ka shumë pak informacion, e shumë pak hulumtime, e si rrjedhojë më pak të dhëna seç ne të gjithë do donim.
Disa shifra të publikuara në tetor 2018 tregojnë se numri i foshnjave të lindura përmes operacionit pothuajse u dyfishua në nivel global gjatë periudhës së viteve 2000-2015, nga 12% në 21% të të gjitha lindjeve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se lindjet me operacion janë shtuar për qëllime mjekësore dhe pohon se shkalla e lindjeve me operacion në SHBA është edhe më e lartë, 25% të lindjeve.
Autorët u bëjnë thirrje profesionistëve të kujdesit shëndetësor, spitaleve, grave dhe familjeve të zgjedhin një lindje me operacion vetëm për arsye mjekësore, duke u siguruar se procedura nështë pa rreziqe për sëmundje të mëvonshme apo vdekje të nënës.
Raporti thotë se vdekjet e nënave dhe apo mundësitë për aftësi të kufizuara janë më të larta pas lindjeve me operacion se sa pas lindjeve vaginale.
“Ka ardhur koha të fillojmë të bëjmë më shumë studime klinike të randomizuara në obstetrikë” shpjegon Peaceman. “Njerëzit ndryshe interpretojnë udhëzimet dhe ndryshe veprojnë” thotë ajo.