MENU
klinika

Destinacionet që zgjodhën

Personazhet e famshëm shqiptarë dhe kartolina e dimrit

17.01.2021 - 11:40

Dëbora ka mbuluar një pjesë të mirë të vendeve malore në Shqipëri dhe Kosovë këtë javë. Edhe pse si pasojë e saj ka pasur vështirësi në qarkullim, shumë persona kanë patur mundësi për ta shijuar atë.  Madje edhe personazhet publike gëzojnë si fëmijë në këtë periudhë të vitit, teksa na kanë kënaqur me kartolina dimërore që kanë ndarë me fansat e tyre në rrjetet sociale.

Mes borës, apo duke bërë ski janë disa nga fotot më të publikuara ditëve të fundit, por ajo që shihet qartë tek të gjithë është argëtimi.

Fjoralba Ponari

Moderatorja bukuroshe ka zgjedhur Kosovën këtë fundjavë. Ajo ka postuar disa foto nga Prishtina që është zbardhur nga dëbora. Nuk e dimë nëse Fjoralba thjesht ka marrë disa ditë pushimi apo ndodhet në Prishtinë për punë, pasi rikujtojmë se ajo udhëton shpesh drejt Kosovës prej angazhimeve muzikore, por gjithsesi e shijoi borën e parë për këtë vit.

Paqja fillon me një buzëqeshje këtej nga Instagrami i Fjoralbës.

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi

Edhe familja e dy moderatorëve të dashur shqiptarë ka dalë jashtë Tiranës këtë fundjavë, së bashku me Kroin dhe Joellën. Bieta ka ndarë disa foto shumë të bukura në Instagram, ku shihet se po i shijojnë në maksimum këto ditë, teksa zgjedhja e tyre ka qenë Voskopoja.

 

Xhemi Shehu dhe Orinda Huta

Xhemi dhe Orinda kaluan pushimet verore së bashku duke luajtur shah e duke pirë shotsa, e duket se kanë vendosur që edhe disa ditë nga dimri t’i kalojnë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Dy bukuroshet bjonde kanë udhëtuar drejt Korçës, prej nga ku kanë ndarë edhe disa kartolina shumë tërheqëse.

 

Egli Tako dhe Olsi Bylyku

Një nga çiftet më të ëmbla të showbizit, Egli dhe Olsi, kanë treguar se iu pëlqen shumë të udhëtojnë dhe përtej angazhimeve gjejnë gjithnjë kohë të shkëputen nga kryeqyteti. Edhe pse vendi i tyre i preferuar në dimër është Korça, këtë herë ata kanë zgjedhur Brezovicën.

 

Argjentina Ramosaj dhe Beatrix Ramosaj

Edhe dy kushërirat simpatike Argjentina dhe Beatrix ndodhen në Kosovë, duke shijuar çdo cep të vendit. Nga kuajt te skitë, nga Brezovica në Rugovë, dy këngëtarët po e djegin fare në këto ditë me borë.

 

 

Butrint Imeri

Edhe Butrinti ka vrapuar drejt dëborës, por jo vetëm për të pushuar. Edhe për të punuar. Këngëtari teksa pozonte në dëborë, njoftoi dje në Instagram se po bën gati projektin e ri muzikor, vetëm pak javë pas lançimit të “Phantom”.

 

Era Istrefi

E dimë të gjithë se Era i ka shumë të rralla postime e saj në rrjetet sociale. Por, bora e riktheu këngëtaren në Instagram, pasi nuk mundi dot të rezistonte pa bërë disa foto.

 

Dafina dhe DJ Geek

Po ashtu, edhe çifti më “cute”, Dafina dhe DJ Geek, po shijojnë dashurinë e tyre në një vend me dëborë. Ata kanë ndarë me fansat shumë foto e video plot sheqer teksa na kanë lajmëruar se video edhe më të bukura na presin.

 

Loredana

Edhe pse as në Kosovë, as në Shqipëri, Loredana duket si mbretëresha e dëborës me këto foto. Reperja ka ndarë një postim në Instagram me fansat ditën e djeshme ku shohim se ka nisur pushimet e radhës. Shpresojmë që këtë vit ajo të vizitojë edhe ndonjë vend shqiptar me Mozzik dhe Hanën.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN