17.01.2021 - 12:14
Katër anëtarë të familjes Avdijaj, por me qëndrim në Zvicër humbën jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kombit.
Varrimi i viktimave bëhet gjatë ditës së sotme në Prishtinë, ndërsa në aksident shpëtoi vetëm një vajzë e vogël 3-vjeçe, gjithashtu e lënduar rëndë.
Ajo po trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë.
“Një Citroen i bardhë u përplas ballë për ballë një kamioni në një rrugë të lagur. Prindërit dhe dy fëmijët vdiqën menjëherë. Vetëm vajza e vogël Violeta (3) mbijetoi për mrekulli. Aksidenti ndodhi të enjten në Shqipëri, afër qytetit të vogël të Rreshen”, shkruan “Blick”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Viktimat një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre