MENU
klinika

Viktimat një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre

Aksident me 4 viktima në rrugën e Kombit

14.01.2021 - 18:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen.

Nga ajsidenti kanë humbur jetën bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre, ndërsa një fëmijë i tretë i familjes ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, ndërsa shkaqet e tij janë ende të paqarta.

Paraprakisht bëhet me dije se viktimat ndodhen në një autoveturë tip “Citroen” e cila është shformësuar pas përplasjes me një kamion.

Në vendngjarje ka shkuar zjarrfiksja dhe policia dhe po punohet për nxjerrjen e trupave nga automjeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN