MENU
klinika

Theth/ Jetë në izolim nga dëbora

Çdo dimër banorët bllokohen nga dëbora

19.01.2021 - 12:25

Rruga drejt Thethit është akoma e pa zhbllokuar megjithëse automjeti i forcave të ushtrisë ka tentuar që të largojë deboren, serish ka edhe të paktën 3 km deri në Qafen e Thores.

Per momentin, mënyra e vetme e qindra banoreve të Thethit për të komunikuar me Shkodrën është në këmbe.

Vetëm pasi e viziton, e kupton se sa e vështirë është jeta e banoreve në këto zona. Kjo këtu, pavarësisht se nuk duket është dera e një prej bizneseve në Qafe Thore, e cila në pranvere dhe ne vere është e mbipopulluar por ne dimër duhet të mbyllë dyert për shkak të nivelit të dëborës dhe temperaturave.

Pas rreth 90 minutash, ecje ne këmbe mes përmes dëborës, rrugëtimi mbyllet në Qafen e Thorës, pasi për të vijuar me tej është shume e vështirë. Duhen edhe të paktën 4 ore ecje, për të mbërritur deri në qendër të fshatit të Thethit, një sfide të cilën e ndërmarrin vetëm banorët e zonës. Shprese për Thethin është rruga e re, por serish banoret janë skeptik për shkak të nivelit të lartë dëborës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


300 bujtina të bllokuara

Shkodër/ Dëbora bllokon Thethin