MENU

300 bujtina të bllokuara

Shkodër/ Dëbora bllokon Thethin

25.12.2018 - 12:23

Shkodra e ka pritur Lindjen e Krishtit këtë vit e zbardhur. Në Bogë të Shkodrës, reshjet e dëborës kanë qenë të dendura dhe kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e makinave.

Dëborë ka rënë në zonat malore, ku temperaturat kanë qenë poshtë zeros.

Mësohet se në qafën e Thorës në Shkodër, trashësia e dëborës ka arritur në 80 centimetër, dhe ky aks është i pakalueshëm, duke bllokuar kështu hyrjen për në Theth. Bllokimi i rrugës nga dëbora ka lënë papunë rreth 300 bujtina turistike në Theth.

Probleme me reshjet e dëborës ka patur edhe në Korçë, por po punohet për pastrimin e të gjitha rrugëve që janë të mbuluara nga dëbora. Reshjet e dëborës në Korçë variojnë nga 10-25 centimetër.

Raportohet se pika turistike e Dardhës është e vizitueshme edhe pa zinxhirë. Reshje dëbore ka patur edhe në Kukës dhe Pukë, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë problem me qarkullimin e njerëzve dhe makinave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN