Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen” ka aksidentuar një të mitur. Pas ngjarjes shoferi me iniciale tip M. O., është larguar menjëherë nga vendngjarja, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë.
Ndërkohë i mituri V.Sh. pasi ka marrë trajtim mjekësor në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë. Policia njofton se Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. O., 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Nangë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin e mitur V. Sh. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri, pasi ka marrë mjekim në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, njofton policia.