Mëngjesi është një pikë shumë e rëndësishme dhe vendimmarrëse se si ju do të kaloni pjesën tjetër të ditës. A po luftoni për të hartuar një rutinë në mëngjes që ju përshtatet dhe që t’ua bëjë mëngjesin më të lehtë dhe ditën më produktive?
Ja se cilat janë zakonet dhe gjërat që ju duhet të bëni çdo ditë në mëngjes për një ditë produktive:
Zgjimi herët
Studimet kanë treguar që zgjimi herët ju bën më energjik dhe do të zvogëlojë nivelin e stresit. Përpos këtyre, zgjimi herët do të ndikojë që ju të bëni një gjumë të mirë.
Pini sa më shumë ujë në mëngjes
Pas një gjumi prej 6-8 orësh, trupi dhe mendja juaj janë dehidratuar, prandaj është me të vërtetë e rëndësishme të pish ujë pasi të zgjoheni.
Tregohuni mirënjohës
Po, çdo mëngjes gjithmonë kur hapni sytë tregohuni mirënjohës që keni mundësinë për të jetuar një tjetër ditë dhe jeni plot shëndet.
Rregulloni krevatin tuaj
Kjo është një nga rutinat më të mira në mëngjes për t’u ndjerë i organizuar. Rregullimi i shtratit tuaj gjithashtu ju mbron nga tundimet për të rënë përsëri për të fjetur gjumë.
Disa ushtrime të thjeshta
Duhet të konsideroni dhe të bëni pjesë të rutinës suaj në mëngjes disa ushtrime të thjeshta, pasi do t’ju bëjnë më të shëndetshëm, forcojnë trupin dhe zemrën dhe ju bëjnë shumë aktivë.
Meditoni
Meditimi në mëngjes do t’ju bëjë që të jeni të qetë me veten tuaj, më të lumtur, me mendime të qarta dhe shumë produktivë.
Hani një mëngjes të shëndetshëm
Një mëngjes i mirë dhe i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm pasi ka përfitime shëndetësore. Do t’ju japë energji për të filluar një ditë të re dhe për të përmirësuar performancën tuaj gjatë gjithë ditës.
Bëni gati një ‘to-do-list’
Pra, një listë me gjërat që keni për të bërë gjatë ditës, për të qenë më të organizuar. Për t’u bërë një person më produktiv, duhet të planifikoni ditën tuaj duke renditur të gjitha detyrat e rëndësishme për të kryer. Ndërsa bën një listë të detyrave, sigurohuni që t’i jepni prioritet detyrave në aspektin e rëndësisë së tyre.