MENU
klinika

"Vaksina më pak efektive në variantin e Afrikës së Jugut"

Fauci: Varianti britanik i COVID është më vdekjeprurës

25.01.2021 - 17:03

Eksperti amerikan për sëmundjet ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, ka deklaruar ditën e sotme se varianti i ri në Mbretërinë e Bashkuar shkakton “një rritje të seriozitetit të infeksionit” dhe është më vdekjeprurës se llojet e tjera.

Në një konferencë për shtyp, Fauci tha se ka të dhëna për deklaratën e bërë disa ditë më parë nga kryeministri britanik Boris Johnson për rrezikun e këtij varianti, por nuk tregoi prova specifike. Varianti i Mbretërisë së Bashkuar tashmë është në më shumë se 21 shtete në të gjithë SHBA dhe ka të paktën 160 raste të tij .

Edhe psë varianti britanik po merr përmasa të mëdha, Fauci tha se është më i shqetësuar për variantin Covid të Afrikës së Jugut, që sipas tij, vaksina është më pak efektive. Ndër të tjera Fauci tha se ekipet shkencore po punojnë për studimin e këryre varianteve dhe raportin e vaksinave, sesa efektive janë ato kundrejt këtyre varianteve.

Pak ditë më parë, Johnson tha në një konferencë shtypi në Londër se lloji i ri ishte midis 30 dhe 40 përqind më vdekjeprurës, por ai nuk ofroi të dhëna për të mbështetur statistikat e frikshme, gjë të cilën nuk e bëri as eksperti Fauci, i cili tha vetëm se bazohet te ekipet shkencore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rekomandimet e ekspertëve do të përcaktojnë hapat..."

“Kurba e koronavirusit po fillon të sheshohet”, reagon Trump


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!