MENU
klinika

Nuk jeni prekur ende?

Imunë ndaj Covid-19 në mënyrë natyrale, shkenca shpjegon pse

26.01.2021 - 10:12

Në botë nuk kanë munguar rastet e personave të cilët edhe pse kanë jetuar apo qëndruar në një ambient me një të infektuar me Covid, nuk janë infektuar. Një imunitet natyral, të cilët ekspertët e kanë quajtur “imuniteti qelizor”

Burri është pozitiv me koronavirus, bashkëshortja nuk infektohet dhe pse jetojnë në të njëjtën shtëpi, në të cilën ajo u kujdes për të disa ditë. Raste të tilla – të publikuara në media – janë sinjalizuar në të gjithë botën, aq sa kanë shtyrë më shumë se 250 laboratorë në të gjithë botën, të koordinuar nga Universiteti Rokfeller në Nju Jork, që të hetojnë.

Gjenetisti i poliklinikës Tor Verghata në Romë, Xhuzepe Noveli, shpjegoi për “Mesaxheron” se në një pandemi faktorët në lojë, janë patpogjeni, pritësio dhe ambienti, thënë ndryshe konteksti në të cilin zhvillohet infeksioni. Studiuesit janë përqendruar në faktorin e dytë. Është studiuar ADN-ka e personave, dhe është kryer një lidhje statistikore në bazë të moshës dhe gjinisë.

Fillimisht ekspertët u përqendruan tek të sëmurët rëndë dhe u zbulua që ekzistojnë 10 deri në 12 për qind të rasteve që kanë një karakteristikë gjenetike të veçantë; pra nuk arrijnë të prodhojnë interferonin që është molekula e parë e mbrojtjes.

Duke u nisur nga këto prova studimi u zhvendos dhe në ndryshimet e tjera gjenetike të subjekteve rezistentë ndaj virusit, ata që nuk sëmuren dhe nuk infektohen për shkak të organizmit që kanë.

Mjekët shpjegojnë se imuniteti nuk jepet vetëm nga antitrupat. Ekziston dhe një antitrup i ashtuquajtur qelizor”. Në këtë rast është e domosdoshme që të studiohen limfocitet. Tek këta persona hyn në lojë sistemi imunitar qelizor që është dhe ai që ruan memorien në kohë, shumë më gjatë se antitrupat, të cilat dhe mund të zhduken.