MENU
klinika

Një zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë

Ja për çfarë kanë nevojë duart tuaja të thata gjatë dimrit!

26.01.2021 - 10:31

Eksfolimi ndihmon në heqjen qafe të qelizave të vdekura të lëkurës, përmirëson rigjenerimin e lëkurës dhe bën që kremrat të përthithen më mirë në lëkurë gjë që rrit efektin e tyre.

Për shumicën e njerëzve, është e mjaftueshme që të eksfoloni 1-2 herë në javë. Nëse vëreni skuqje të lëkurës, kruajtje ose acarim pas eksfolimit ose nëse lëkura juaj tashmë është shumë e përflakur, tregohuni të butë dhe lëreni që lëkura juaj të shërohet, para se të përfshini këtë procedurë në rutinën tuaj.

Çfarë duhet të bëni?

  • Merrni 2 lugë gjelle vaj kokosi dhe e përzieni atë me 2 lugë sheqer.
  • Aplikojeni këtë përzierje në lëkurën tuaj të thatë, masazhojeni për një minutë dhe shpëlajeni me ujë.

Ju gjithashtu mund të përzieni sheqerin me çdo vaj hidratues sipas dëshirës suaj si jojoba ose vaji i rrushit, vaj ulliri etj.