MENU
klinika

NBA

Lakers mposhten sërish dhe bien në vendin e tretë

29.01.2021 - 12:32

Vetëm një basketbollist pozitiv me Covid-19 në 429 teste që janë kryer në NBA nga 20 janari. Një lajm i mirë ky që tregon se numri i rasteve të reja me koronavirus është ulur ndjeshëm. Deri më tani, si pasojë e pandemisë, janë anuluar 22 ndeshje, që do të zhvillohen në pjesën e mbetur të sezonit.

Beteja ndaj koronavirus vijon në Amerikë dhe një personazh i njohur i NBA-së ka kryer vaksinën anti-Covid. Bëhet fjalë për trajnerin 72-vjeçar të San Antonio Spurs, Gregg Popovich. Ai ka kryer dozën e parë dhe ka ftuar të gjithë që ta kryejnë vaksinën, për t’u mbrojtur nga pandemia.

Sa u takon ndeshjeve, kampionët në fuqi të Los Angeles Lakers pësojnë humbjen e dytë radhazi, që u mundën 107-92 nga Detroit Pistons. James e Kuzma realizuan nga 22 pikë secili te Lakers, por u ndje mungesa e Davis. Për Detroit shkëlqeu Grifn me 23 pikë, mbështetur nga Ellington me 20 pikë.

Ekipi tjetër kalifornian Los Angeles Clippers fitoi 109-105 në fushën e Miami Heat dhe merr vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, duke zbritur Lakers në të tretin. Kreu mbahet nga Utah Jazz.

Moment i mirë për Houston Rockets që mposhti 104-101 Portland Trail Blazers dhe mori fitoren e katërt radhazi, duke iu afruar zonës play off. Oladipo me 25 pikë, Wood me 22 pikë e Wall me 20, ishte trioja që bëri diferencën për ekipin teksan. Fiton edhe Phoenix Suns, që mundi 114-93 Golden State, ndeshje ku diferencën e bëri kolektiviteti i vendasve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN