MENU
klinika

Deklarata

Ambasadorja franceze: Pa kryer detyrat s’ka negociata!

21.10.2018 - 14:30

Ambasadorja e Francës në Tiranë Christine Vasak i bëri apel qeverisë dhe opozitës që të punojnë së bashku në mënyrë që zbatohen të gjitha detyrat e lëna nga Bashkimi Evropian deri në 26 qershor 2019, kohë kur pritet hapja e negociatave për anëtarësimin në BE.

Po afrohet muaji nëntor dhe koha ikën shpejt. Konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit duhen marrë shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare, jo vetëm me fjalë por edhe në praktikë. Mendoj se qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë. Konkluzionet e Këshillit duhet të përkthehen në fakte.

Dhe nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk merrni seriozisht në praktikë këto konkluzione për të gjitha çështjet”, deklaroi ambasadorja franceze nga Korça, ku mori pjesë në ceremoninë për 20 vjetorin e aleancës Francë-Shqipëri.

Në qershor Franca ishte një nder 3 vendet anëtarë të bashkimit evropian që këmbëngulën për shtyrjen e negociatave vitin e ardhshëm.