29.01.2021 - 19:32
Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik në fshatin Shtoj i Ri.
Një punonjës policie ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë.
Viktima është Agim Shkambaj 50 vjeç. Policia ka arrestuar efektivin Gjergj Gjeloshi i cili përplasi për vdekje 50-vjeçarin me makinën tip “Fiat” me të cilën po udhëtonte.