MENU
klinika

Kastriot Kotoni

Make up-i i Rulit që i ngjan skulpturës të maskës së diktatorit Hoxha

30.01.2021 - 10:41

Make up-i i Rulit që i ngjan skulpturës të maskës së diktatorit Hoxha

I harruar nga mediat vizive erdhi me një look të kuruar ish ministri i Partisë Demokratike, z. Genc Ruli në emisionin “Opinion” të B. Fevziut. Z. Ruli eci me logjikën, se të vërtetat e pathëna kurrë më parë do ishin aq bindëse dhe të pakundërshtueshme e të parfumosura me komplimente dhe opinione me mbidoza dhe shpesh  snobiste, sa që të dukej se kishe të bëje me një shpëtimtar të pashpërblyer dhe që kishte shkelur në një terren të minuar në jetën politiko-ekonomike të këtij vendi, që nuk ka dalë ende nga tranzicioni. As nuk do ia vlente që të rendisim me rradhë ato çka zoti Ruli i ofroi publikut, por të bëjnë përshtypje tre, katër opinione dhe dëshmi të cilat nuk e kanë kaluar lupën e realitetit të politikës shqiptare. Gjendja e Shqipërisë në vitet ‘90-‘91 ishte shumë e rëndë dhe përpos daljes me ngut nga rregjimi komunist, sipas tij Partia Demokratike e kishte mendjen drejt pushtetit, dhe më pas ky djalë i trajnuar në Pragë ishte personi që do të kryente detyrën e doktorit kirurg në kryerjen e operacionit ekonomik në Shqipëri. As nuk do t’i shpreh këtij profesionisti, se ndërsa nëpër burgjet shqiptare rendej të përktheheshin deri edhe manuale policie për të shpërndarë turmat e demostruesve, kur dihej që nuk lejoheshin protestat e paligjshme, e jo më të mos jenë përkthyer programe politike dhe ekonomike të vendeve perëndimore, sikundër që dihet janë përkthyer materiale nga institute të ndryshme ekonomike politike deri dhe programet e partive politike, për t’u përgatitur për etapat e zhvillimeve të viteve 1990…kur këto janë bërë publike si me shkrime dhe libra, por janë të arkivuara në arkivat përkatëse. Së dyti për t’u çuditur është fakti, që ky njeri që ka marrë përsipër bisturinë e ekonomisë së agonuar shqiptare duhet të ishte ose i çmendur ose i garantuar nga faktorë të jashtëm që të vendoste të kryente atë çmontim të paparë të ekonomisë shqiptare dhe ish kryeministri dhe ish presidenti dëgjonin këtë “Mesia” të kapitalizmit shqiptar. Ju lutem pak më modest, se, jo vetëm që i fyeni dy të lartpërmendurit, por dhe ju përket ju si ekspert t’i tregonit popullit sa ishte pasuria e tij e cila ende sot po shitet nën vlerë falë edhe ekspertizës suaj. I ndjeri ish guvernatori Ilir Hoti në një intervistë televizive në TVSH, tregon se si i joshën partnerët perëndimorë me pasuritë e vendit. Ju, kur thoni se takoheshit të tre me ish kryeministrin dhe presidentin, cilën pjesë të ndikimit tuaj përfituan këta nga këshillat tuaja, kur dihet se amtorizmi i pushtetit i përfshiu edhe këta, dhe lufta për kompetenca u acarua aq shumë, kur edhe për një fabrikë birre duhej ndërhyrja e BE-së. Dhe nga krahu tjetër megafonët e pushtetit mbulonin me luftën kundër komunizmit korrupsionin dhe vjedhjen e pasurisë kombëtare, e kësaj të vërtete, ti që kërkon elita intelektuale i shikon këto vetëm në kostumin e ish presidentit dhe defakto liderit të opozitës së sotme. Asnjë distancë mes atij që është edhe ai që duket për të tjerët nuk e fsheh realisht figurën e S. Berishës, megjithëse ju u përpoqët si një grimior “Make Upi” ta patinonit pa asnjë rezervë dhe me mjeshtri deri në shkallën e një skulptori, i cili ka nderin që të marri maskën e fytyrës së një “idhulli apo mumje” e cila duhet për t’u stampuar në bocete, qoftë larg më kujton ata skulptorët që i morën maskën e kufomës së diktatorit Hoxha. Më tej më bëri përshtypje një e pavërtetë, që ose nuk e dini, ose për shkak të miopisë intelektuale është e tejkaluar teza se me ardhjen e osmallinjve prapambetja e Shqipërisë filloi tatëpjetën, por kjo tezë është krejt e shtjelluar nga historiani i mirënjohur Profesor Aleks Buda, i cili thekson në librin “Etnogjeneza e popullit shqptar”, se niveli i aristokracisë shqiptare nuk ishte aq i lartë dhe nën ndikimin e  pushtimit bullgarë dhe sllavë kjo situatë e shkëputi edhe më shumë nga perëndimi. Organizimi i prodhimit apo format e financimit nuk kishin ngjashmëri me vendet e Adriatikut. Së fundi as nuk do ishte e papritur, nëse zoti Ruli nuk do të kishte bërë elozhe për kryetarin e PD-së zotin Basha. Ai i dha dorën në komision si një përfaqësues “llozhe” e ky i fundit mos ta përkëdhelte, por fëmijët dhe profilet e artistëve dhe sportistëve kanë nevojë për tapet të kuq… e jo një politikan që është i dehur nga postet e dhuruara. Ekspozeja e zotit Ruli nën ritmin alla fin dhe elekuent nuk i shërben luftës politike edhe pse LSI-në e trajton sikur do ti kërkoj ndjesë për një takim të ardhshëm më tepër pasgjedhor, por ai tashmë është e shkuara dhe një figurë tejet e konsumuar. Duhet ndarje dhe përballje mes liderëve të partive me programe dhe ide kur këto i thoshte më 11 janarin e vitit 1991 lideri i sotëm socialist Edi Rama në sallën e Akademisë së Arteve. Por është historia e çdo force politike e shkruar dhe e rishkruar në volume librash që do e thotë fjalën e saj, por një e vërtetë, ku çdo pjestar i saj do ketë dritë-hijet e tija si edhe zotit Ruli nuk besoj se do ketë më shumë se disa rreshta me kostilacionin “Erdha pashë, hyra dhe dola nga politika jo me dëshirën time”, por uroj që këtë zanatin e “Make Up-it” ta ushtroj kur të vijë ndonjë lider i vërtetë në PD e të inicojë një postulat në përçim të një ideje në të mirë vendit.

Përgatiti: Kastriot Kotoni