MENU
klinika

Fitime rekord

Fundi i 2020 ishte plot rekorde për Apple

31.01.2021 - 10:38

Të ardhurat rekord erdhën për shkak të performancës së fuqishme të serive iPhone 12. Vetëm iPhone gjeneroi 65.60 miliardë dollarë, një rritje me 17% krahasuar me një vit më parë.

Apple publikoi ditën e Enjte rezultatet financiare të tremujorit të katërt të 2020 dhe impresionuan investitorët.

Gjatë periudhës tre mujore Shtator-Dhjetor 2020, Apple gjeneroi 111.4 miliardë dollarë të ardhura, 21% më shumë sesa një vit më parë. Është hera e parë në historinë e kompanisë që të ardhurat e një tre mujori të vetëm tejkalojnë 100 miliardë dollarët.

Të ardhurat rekord erdhën për shkak të performancës së fuqishme të serive iPhone 12. Vetëm iPhone gjeneroi 65.60 miliardë dollarë, një rritje me 17% krahasuar me një vit më parë.

Mac gjeneroi 8.68 miliardë dollarë të ardhura ose 21% më shumë, iPad 8.44 miliardë dollarë të ardhura ose 41% më shumë dhe shërbimet 15.76 miliardë dollarë të ardhura ose 25% më shumë.

Produktet e tjera si AirPods dhe Apple Watch u rritën me 29% në 12.97 miliardë dollarë të ardhura. Çdo kategori produktesh të Apple pati rritje dyshifrore në përqindje duke thyer çdo pritshmëri të Wall Street.

Suksesi i Apple gjatë këtij tre mujori ka disa shkaktarë, nga iPhone e rinj 5G, tek kompjuterët e parë Mac me procesorin e kompanisë M1. Kompania gjithashtu ka përfituar nga qëndrimi në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Vlera e tregut e kompanisë përllogaritet në 2.4 trilionë dollarë pasi kaloi nivelin e 1 trilionë dollarëve në Gusht të 2018-ës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN