MENU
klinika

Disa prej tyre

Rituale që do t’ju mësojnë të vlerësoni mëngjesin e hershëm

01.02.2021 - 08:35

Nëse po kaloni një javë (ose një muaj, një vit … ose një jetë të tërë) me mëngjese që fillojnë me ju duke u rrotulluar të fikni alarmin dhe të flini deri në orën 2 pasdite, atëherë është koha të mendoni për përfitimet e të pasurit një zgjim të hershëm. Jo vetëm që mund ta përdorni këtë kohë për të bërë një dush më të gjatë, por mund ta përdorni për të rivlerësuar përparësitë dhe zakonet tuaja.

Nëse po ëndërroni të keni më shumë energji gjatë gjithë ditës, duhet të merrni parasysh ritualet e mëposhtme të mëngjesit që, pasi t’i vendosni në listën tuaj, do të bëhen mënyra juaj më e re e energjisë.

Mirënjohja

Mirënjohja është një nga karakteristikat më modeste që një person mund të ketë.

A do dëshironit të bëni një lutje dhe ta falënderoni Zotin për atë që keni?

A do dëshironi të meditoni dhe të ndjeni mirënjohjen që rritet brenda mendjes, shpirtit dhe trupit tuaj?

Ju mund të përdorni mënyra të ndryshme për të shprehur mirënjohjen:

mund të mbani një ditar ku të shkruani një ose dy rreshta çdo mëngjes sapo të zgjoheni ose

mund të bëni dicka të mirë (ndihmoni një fqinj, një person të moshuar ose ushqeni një kafshë endacake).

Jini mirënjohës për atë që keni dhe Universi do t’ju japë më shumë.

Bëni atë që ju bën të lumtur

5 deri në 20 minuta janë maksimumi që ju nevojitet për të bërë atë që doni. Dëgjoni këngën tuaj të preferuar, shikoni një episode në TV ose luani me kafshën tuaj. Gjërat e vogla sjellin më shumë lumturi.

Zgjohu para lindjes së diellit

Ndizni alarmin dhe zgjohuni herët në mëngjes, kur saapo lind dielli. Një filxhan çaj, kafe ose kakao dhe një mëngjes i shëndetshëm janë një zgjedhje perfekte, pasi të keni bërë disa ushtrime streching ose joga. Prisni që dielli të shfaqet dhe vështroni diellin për 5 minuta. Më pas, në qetësi lexoni email-et tuaja, përgjigjuni mesazheve dhe planifikoni se çfarë do të vishni.

Falni veten

Shumë njerëz i fillojnë mëngjeset e tyre me pendime dhe vetëkritikë të ekzagjeruar. Falni veten për gabimet e djeshme dhe përmirësoni veten si një person duke vendosur qëllime të reja dhe pozitive.

Bëhuë gati për një ditë të mrekullueshme

Recitoni mantrën tuaj të preferuar, lexoni Biblën ose thjesht thojini vetes që do të bëni përpjekjet tuaja në këtë ditë dhe besoni se do të kalojë shkëlqyeshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tërshërë me mollë dhe kanellë

Mëngjesi ideal për trup të shëndetshëm