MENU
klinika

Njoftimi

Hapet drita jeshile edhe për volejbollin shqiptar

01.02.2021 - 12:23

Pas basketbollit, edhe volejbolli në Shqipëri mer “dritën jeshile” nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të rifilluar aktivitetet. Lojërat me dorë u ndaluan që në fillim të marsit 2020 në vendin tonë dhe pas afro një viti, rikthehen sërish.

Si pasojë e pandemisë, u ndaluan aktivitetet në salla të mbyllura. Federata Shqiptare e Volejbollit me anë të një njoftimi dha lajmin e mirë: “Në vijim të kontakteve të vazhdueshme që në fillim të sezonit që Federata Shqiptare e Volejbollit ka patur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, mbërriti edhe vendimi që hap dritën jeshile për rikthimin në parket të aktiviteteve zyrtare të volejbollit.

Brenda ditës së hënë do t’u komunikohet klubeve e shoqatave vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FSHV-së, si dhe informacioni e protokolli mbi mënyrën se si do të veprohet me masat anti-“COVID-19”.

Tani u mbetet drejtuesve të federatës së volejbollit për të përpiluar kalendarin, që do të jetë me ndeshje të reduktuara, pasi fillon me shumë vonesë sezoni i ri, teksa i vjetri dha verdiktet në tavolinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministria i përgjigjet pozitivisht FSHB

Merr fund pritja, basketbollit i hapet drita jeshile