MENU
klinika

Greqia po shkon drejt masave të rrepta?

Vala e tretë e koronavirusit/ Epidemiologët ngrenë alarmin

03.02.2021 - 11:12

Pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19 dhe hyrjes në atë që konsiderohet si vala e tretë e infeksionit, Greqia mund të shkojë sërish në një “bllokim të rreptë” për tre javë. Mbyllja pritet të përfshijë rajonin e Athinës.

Mediat greke raportojnë se ekspertët e shëndetësisë kanë ngritur alarmin gjatë takimeve me përfaqësues të qeverisë, lidhur me shtimin e rasteve të reja dhe shtrimet në spitale.

Pas analizimit të shifrave në rajonin e Athinës, epidemiologët e komitetit të posaçëm të Ministrisë së Shëndetësisë pritet që të propozojnë të premten masat e reja. Duke folur në Antenna TV, profesori Dimosthenis Sarigiannis i konsideroi kufizimet që janë në fuqi si masa gjysmake të qeverisë.

Ai gjithashtu shprehu skepticizëm rreth mbajtjes së shkollave të hapura në mes të një rritjeje të infeksioneve të koronavirusit, duke vënë në dukje se shkollat ​​kanë një “efekt shumëzues” në infeksionet e reja.

Shkalla ditore e infeksionit në të gjithë vendin u rrit në 1,261 të martën ndërsa u shënuan edhe 22 viktima.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'po ndodh nga Shqipëria në Kroaci dhe Greqi?

DW bën bilancin/ “Ballkani në kthetrat e Coronës!”