MENU
klinika

Deklarata seksiste dhe rregullat në "Tokyo 2020"

Presidenti i Olimpiadës: Gratë flasin shumë…

04.02.2021 - 12:20

Presidenti i komitetit organizator të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, 83-vjeçari Yoshiro Mori, përfundon në qendër të akuzave pas deklaratës së tij të fundit.

Pas problemit që po shkakton Covid-19 që shtyu aktivitetin me 1 vit, polemikat janë përhapur pas deklaratave seksiste të Morit. Ai pohoi se gjatë mbledhjeve ku marrin pjesë gratë, ato merren me fjalë më shumë se sa duhet duke u kthyer të mërzitshme:

“Nëse do të ketë më shumë gra në këshillin administrativ, atëherë duhet të vendosim një limit në kohën që ato do të kenë në dispozicion për të folur. Në të kundërt nuk do të përfundojmë kurrë një mbledhje. Kanë vështirësi për të mbyllur diskutimet e tyre dhe kjo është e lodhshme”.

Kjo është konsideruar si një deklaratë seksiste dhe është kërkuar dorëheqja e Miros, por ai ka refuzuar të largohet nga detyra. Gjithsesi, ai ka kërkuar ndjesë për këto fjalë. Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, publikuan një listë me rregullat që duhen zbatuar gjatë këtij eventi.

Të gjithë pjesëmarrësve do t’u lejohet që të duartrokasin gjatë garave, por nuk do t’u lejohet të këndojnë. Gjithashtu, sportistët në Fshatin Olimpik nuk do të lejohen të takohen me duar apo përqafohen me të tjerë. Organizatorët nuk këshillojnë përdorimin e transportit publik.

Gjithashtu sportistët apo anëtarët e delegacioneve nuk do të lejohet të shohin sportet e kolegëve të tyre. Kryerja e vaksinës anti-Covid nuk do të jetë e detyrueshme. Sportistët dhe pjesëmarrësit do të testohen çdo katër ditë gjatë Olimpiadës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN