MENU
klinika

Çfarë thotë Merkel

Strategjia e vaksinimit/ Zv.kancelari gjerman sulmon shefen e KE-së

04.02.2021 - 20:35

Një ministër gjerman është shprehur tejet i zemëruar me strategjinë e vaksinës të presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen dhe tha se Berlini nuk mund të ‘lejojë që kjo strategji m*ti të përsëritet’ ndërsa zemërimi rritet për trajtimin kaotik të BE-së ndaj pandemisë.

Zëvendëskancelari Olaf Scholz sulmoi von der Leyen gjatë një takimi të kabinetit qeveritar të hënën, sipas Bild.

Scholz – partia e të cilit e kundërshtoi emërimin e von der Leyen si shefe e Komisionit Evropian në 2019, duke treguar një seri gabimesh kur ajo ishte ministre Gjermane e Mbrojtjes – thuhet se e përshkroi administrimin e vaksinës nga KE-ja si një ‘turp’.

Angela Merkel thuhet se e ka mbrojtur von der Leyen në takimin e së hënës, por e ka gjetur veten nën kritika të ashpra që lejoi Brukselin të marret me çështjen e vaskinës, teksa blloku po lufton për të marrë dozat e duhura dhe duke mbetur pas Britanisë në shpërndarjen e tyre.

Vetëm 2.34 përqind e popullsisë 447 milionëshe të BE-së kanë marrë një dozë vaksine deri më tani, me Gjermaninë pak mbi mesataren me 2.36 përqind – ndërsa Britania e Madhe ka arritur një shumë më mbresëlënëse prej 14.21 përqindësh vaksinim.