Është folur shumë kohët e fundit për ndryshimet e formatit të Champions League, pasi klubet e mëdha në Evropë po “kërcënonin” UEFA dhe tani institucioni i futbollit në kontinentin tonë është hedhur në kundërsulm.
Ka një takim mes klubeve të ligave kryesore evropiane dhe UEFA-s për të diskutuar idenë e prezantimit të një formati të ri për Champions League. Në axhendë mbi të gjitha zgjerimi i fazës së grupeve, me më shumë ndeshje të planifikuara para se të arrijmë në fazën e eliminimit direkt.
Debati i hapur për të shmangur rrezikun e lindjes së një SuperLeague, është përqendruar në eliminimin e formatit të tetë grupeve me katër ekipe, të cilat luajnë tri ndeshje në shtëpi dhe po aq jashtë.
Një sistem që shpesh ka bërë që skuadrat më të forta të kualifikohen me një ose dy ndeshje paraprakisht. UEFA po vlerëson mundësinë që secili prej 36 klubeve të luajë (pra 4 më shumë sesa ato aktualisht të pranishëm) 10 ndeshje kundër kundërshtarëve të grupeve të ndryshme bazuar në renditjen.
Në atë pikë, do të kualifikoheshin ekipet që do të merrni rezultatet më të mira. Plani i ri, i riemëruar në “modeli zviceran”, u miratua nga Andrea Agnelli, drejtor i ECA dhe president i Juventus. Sfidat nuk do të luhen gjatë fundjavave, në mënyrë që të mos ndikojnë në strukturën e kampionateve.