MENU
klinika

Trajneri i Barcelonës

“Ulëritja” e Koeman: Po i vrasim futbollistët

06.02.2021 - 17:11

Ronald Koeman ankohet për numrin e ndeshjeve që futbollistët duhet të luajnë brenda javës, kohën e shkurtër për t’u rikuperuar dhe sasinë e dëmtimeve që po vuajnë si rezultat i këtij kalendari të ngjeshur.

Ngarkesa – “Është e vështirë. Numri i ndeshjeve që kanë ekipet e mëdha, me tri gara, shoqëruar me momentin që po jetojmë me Covid-19, e bën gjithçka më të vështirë. Ju duhet të isni me lojtarët për të parë se si janë fizikisht, si i kanë ndjesitë.

Ndonjëherë duhet t’i jepni dikujt një pushim për të qenë në gjendje t’i keni të gjithë në kushtet më të mira. Nëse llogarisim ndeshjen e nesërme dhe atë të së mërkurës, bëhen 12 ndeshje me radhë, nga të cilat 11 janë larg shtëpisë. Dhe kjo, duke luajtur në orën 21:00, duke u kthyer në shtëpi në orën 3 të mëngjesit.

Është e vështirë për lojtarët të jenë në gjendje të përballojnë tërë këtë ngarkesë fizike dhe psikologjike. Ne kemi nevojë për ndihmë. Shpresoj që një ditë UEFA ose La Liga të mendojnë për numrin e ndeshjeve dhe atë që po bëjnë me lojtarët. Nuk është normale kjo.

Secili trajner ka mendimin e tij për ngarkesën që kanë lojtarët. Unë mendoj se kjo duhet të ndalet. Ne po i vrasim lojtarët, nuk mund të vazhdojë kështu. Do të kemi shumë lëndime në një sforco të tillë. Është e pamundur”.

Griezmann – “Mbaj mend që e telefonova kur nënshkrova me Barçën si trajner. I thashë se kisha shumë besim tek ai. Ia bëra të qartë se duhej të ndihej i rëndësishëm. Edhe pse e filloi sezonin pa efektivitet, më pas u valorizua. Unë kurrë nuk kam dyshuar tek ai. Përveç kësaj, ka autokritikë si lojtar. Nuk mund të kërkojmë më shumë nga Griezmann. Ai është shumë i rëndësishëm për Barçën”.

A do të rinovojë Messi – “I vetmi që mund të vendosë për të ardhmen e tij është vetë Leo. Unë do të doja që të qëndronte. E shoh të lumtur. Ai na jep shumë efektivitet dhe cilësi. Sigurisht, e ardhmja është në duart e tij”.

Deklarata e Piqué për arbitrat – “Janë fjalët e tij. Unë mund të komentoj vetëm këtë sezon, jo për ato të mëparshmit. Mund të komentoj vetëm për ato që janë duke luajtur sot.

Ka vendime, në të cilat nuk kemi pasur fat, por nuk mendoj se arbitrat janë kundër nesh. Janë vendime të tyre, gjithashtu të VAR-it. Unë gjithmonë mendoj se qëndrimi i gjyqtarit është i sinqertë. Ai e sheh ashtu rastin konkret, por nuk është në favor të asnjë skuadre”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritet numri i ekipeve dhe ndeshjeve

Formati i ri i Champions që sfidon Superleague