MENU
klinika

Pas infektimit me Covid-19!

Bora Zemani rrëfen shqetësimin e saj më të madh

07.02.2021 - 10:39

Bora Zemani mungoi në emisionin “Për’puthen” për shkak të infektimit me Covid-19.

Emisionin e hapi opinionisti Arjan Konomi, i cili lajmëroi se moderatorja ishte infektuar dhe nuk do të shfaqet për disa ditë në ekran. Vendin e saj e zuri Ana Kauri, e cila e kaloi me sukses provën si moderatore. Të gjitha vajzat konkurrente do të provojnë të marrin drejtimin e spektaklit derisa Bora të shërohet plotësisht e të ketë mundësinë t’i rikthehet punës.

Ndërkohë Bora ka reaguar në rrjete sociale pasi lajmi i infektimit u bë publik. Ajo ka postuar në Instagram një foto të sajën, por ka treguar se është realizuar disa kohë më parë. Moderatorja është shprehur se është ruajtur shumë për gjithë këto muaj, por nuk i shpëtoi dot infektimit. Ajo ka treguar se është nën kujdesin e duhur dhe se ka nisur menjëherë të marrë ilaçe.

“Faleminderit per gjithe urimet tuaja! Po jetojme ne kohe te veshtire, kohe pandemie! Si nje “frikacake” jam ruajtur gjithe vitin duke respektuar te gjitha masat antiCovid por ja… nuk shpetova dot. Gjithsesi une kam nisur mjekimin dhe jam nen kujdesin e duhur. Shpresoj te shihemi sa me shpejt. Kujdesuni per veten dhe te afermit tuaj! Shendeti mbi te gjitha! Ps: kjo eshte nje foto e shkrepur me pare dhe nuk ka aspak lidhje me fytyren time ne kete moment. Po ua kursej kete!”, shkruante Bora.

Mirëpo, shqetësimi i saj më i madh nuk është Covid-i, por pamundësia për të takuar të voglin e saj, Arborin.

Bora është tepër e lidhur me të birin, i cili është jo pak i njohur për publikun shqiptar. Arborin e shohim shpesh në profilin e mami Borës në Instagram dhe fjalët e dashurisë që ai i shpreh moderatores janë më të bukurat!

“Mire gjithe te tjerat, po pa Arborin si do rri une?! 😰”- shkruan Bora krahas fotos me të birin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush do ta zëvendësojë në "Për'puthen"?

Bora Zemani nuk i shpëton koronavirusit!