MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Pse sa herë që lahem më bien flokët?

10.02.2021 - 08:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Unë që po ju shkruaj jam nje vajzë 32 vjeçe me problemin e rënies së flokëve. Sa here që lahem më bien flokët më shumë se zakonisht edhe kur i kreh . Nga se vjen kjo?

Mjeku: Rënia e flokëve mund të ndodh nga shkaqet gjenetike ose mund të jetë e fituar gjatë jetës. Rasti më i zakonshëm është Alopecia pra humbja e papritur e flokëve e cila mund të jetë e lokalizuar dhe shkaqet mund të jenë ndryshimet ne sistemin imunitar. Në qoftë se kemi të bëjmë me formën e rikthyeshme atëherë faktorët janë: episodet e stresit emocional,mungesa e vitaminave, mungesa hormonale, shtatzënia, etj. Por me një vizitë dermatologjike mund të marrim informacion nëse janë forma kronike apo infektive.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN