MENU
klinika

Mit apo e vërtetë

A mund t’i lyesh flokët në mënyrë organike?

10.02.2021 - 08:05

Lyerja e flokëve është një proces që zgjedhin ta kalojnë një pjesë e mirë e njerëzve. Prej shumë kohësh kemi dëgjuar reklama të ndryshme ku promovohet bojë flokësh pa kimikate dhe me bazë bimore.

Por a mund të lyhen flokët me një bojë të tillë? Specialistët e huaj shprehen se është e pamundur që floku të ndryshojë ngjyrë pa kaluar një proces kimik. Prandaj një bojë e tillë realisht nuk ekziston, megjithëse ka mënyra të tjera të shëndetshme për të lyer flokët, pa bojë. Theksohet se një rezultat i mirë me flokët arrihet vetëm me bojë profesionale dhe në parukeri.

E vetmja mënyrë për të ruajtur flokët është të përdorni produkte për kujdesin e tyre të cilat aplikohen para dhe pas lyerjes. Një tjetër zgjidhje do të ishte edhe përdorimi i maskave bimore, apo prerja e shpeshtë e tyre për t’i ringjallur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN